Sport

Derbi ndaj Partizanit, Fagu: Besoj te fitorja e Tiranës, ekipi është i motivuar në maksimum

derbi ndaj partizanit fagu besoj te fitorja e tiranes ekipi eshte i motivuar ne maksimum
derbi ndaj partizanit fagu besoj te fitorja e tiranes ekipi eshte i motivuar ne maksimum

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para derbit ndaj Partizanit.

Vini nga eliminimi në Kupë, si përballeni me këtë derbi?

Padyshim që na ka ardhur keq nga eliminimi nga Kupa, dhamë gjithçka për të shkuar në finale, por fati në atë ndeshje nuk ishte me ne. Tashmë çdo gjë është e fokusuar te kampionati dhe sigurisht te derbi ditën e nesërme, ku do të bëjmë të pamundurën të marrim tri pikë, si e vetmja alternativë për të vazhduar luftën për në “Final 4”.

Tirana nuk ia ka dalë të fitojë në tri përballjet e këtij sezoni, çfarë do të bëni ndryshe nesër?

Nuk është se do të bëjmë diçka ndryshe nga javët e fundit, pasi kemi krijuar njëfarë stabiliteti në lojë, si në mbrojtje, por edhe ashtu si dalim para. Nesër do të jetë maksimumi i të gjithë lojtarëve, pasi na shërben vetëm fitorja, që do na shërbente shumë edhe për moralin e lojtarëve për vazhdimësinë në ndeshjet e mbetura.

Tirana ka shumë emra, por deri më tani nuk e kanë justifikuar. A keni një apel për ta, të paktën për derbin?

Nuk mendoj se ka nevojë për një apel, pasi gjithsecili nga këta lojtarë e di shumë mirë rëndësinë e kësaj ndeshje. Kështu që kam besim se të gjithë do të japin maksimumin në derbi për të marrë tri pikët.

Si është gjendja e skuadrës në prag të derbit?

Momentalisht i gjithë grupi është i gatshëm për derbin. Ka pasur pak lodhje në ndeshjen e Kupës, por mendoj se këto ditë lojtarë kanë rikuperuar energjitë. Vetëm Najdovski ka pasur një problem dje gjatë seancës stërvitore, do ta shikojmë se si do të jetë gjendja e tij dhe pjesa tjetër është në rregull.

Derbi nuk luhet, por fitohet. A është ky motivi?

Po, është e vërtetë, derbet luhen për t’u fituar, por edhe për faktin se na duhen patjetër tri pikët dhe për tifozët që do na mbështesin. Shpresoj shumë që nesër t’ia dalim.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts