Sport

Dështimi në Kupën e Azisë ka “faturë”, Klinsmann shkarkohet nga pankina e Koresë së Jugut

deshtimi ne kupen e azise ka fature klinsmann shkarkohet nga pankina e korese se jugut
deshtimi ne kupen e azise ka fature klinsmann shkarkohet nga pankina e korese se jugut

Jurgen Klinsmann nuk është më trajner i Koresë së Jugut. Dështimi në Kupën e Azisë ka sjellë faturën te “timonieri” gjerman, i cili drejtoi këtë përfaqësuese për 17 ndeshje.

Komiteti i ekipit kombëtar të Federatës së Futbollit të Koresë u takua një javë pas humbjes 2-0 ndaj Jordanisë në gjysmëfinale, për të marrë kështu vendimin për largimin e teknikut.

“Ne kemi arritur një konsensus që Klinsmann nuk mund të ushtrojë udhëheqjen e tij si trajner i ekipit kombëtar për arsye të ndryshme dhe se një ndryshim në skuadër është i nevojshëm,” tha Hwangbo Kwan, pjesëtar i komitetit. Jurgen Klinsmann tashmë do të kërkojë një skuadër të re dhe alternativat janë të shumta. Më parë, ai ka ka qenë trajner i USA dhe Herthës së Berlinit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts