Sport

Erzeni shpreson ende, Deliallisi: Skënderbeu na ka mundur 3 herë, duam pikë në Korçë

erzeni shpreson ende deliallisi skenderbeu na ka mundur 3 here duam pike ne korce
erzeni shpreson ende deliallisi skenderbeu na ka mundur 3 here duam pike ne korce

Erzeni luan sot transfertën e parafundit të këtij kampionati kundër Skënderbeut. Një ndeshje mjaft e vështirë, ku korçarët kërkojnë pikë për të shkuar në “Final 4”, ndërsa shijakasit për mbijetesën në Superiore. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, u shpreh se skuadra e tij do të bëjë gjithçka në fushë, përderisa matematika e lejon të shpresojë për të qenë në elitë edhe sezonin e ardhshëm.

“Luajmë këtë herë kundër Skënderbeut, një ekip që na ka mposhtur tri herë, por në Korçë do të shkojmë për të marrë rezultat pozitiv. Do të jetë ndeshje e dyluftuar, pasi edhe atyre u duhet fitorja, por ne shpresojmë ende për mbijetesë dhe nuk kemi çfarë humbim. Stërvitja gjatë javës ka shkuar mirë, kemi punuar edhe në anën psikologjike me grupin e lojtarëve. Kemi punuar më shumë me sulmin, sepse pavarësisht se luajmë mirë, nuk finalizojmë dhe kjo ka bërë që të lëmë pikë të rëndësishme. Kemi disa mungesa, siç janë Atanda dhe Marzuk. Matematika na mban në lojë dhe do të japim gjithçka për fitoren. Tifozët uroj të na mbështesin në këtë moment të vështirë”, ka theksuar trajneri Deliallisi.

Nëse shijakasit marrin pikë në Korçë, mbeten në lojë, në të kundërt qëndrimi bëhet i pamundur. Në dy ndeshjet e fundit Erzeni është mundur nga Dinamo dhe Tirana, duke e komplikuar shumë situatën në renditje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts