Bota

Forcat izraelite shkatërrojnë konsullatën iraniane në Siri, ambasadori i Iranit paralajmëron përgjigje “të ashpër”

forcat izraelite shkaterrojne konsullaten iraniane ne siri ambasadori i iranit paralajmeron pergjigje te ashper
forcat izraelite shkaterrojne konsullaten iraniane ne siri ambasadori i iranit paralajmeron pergjigje te ashper

Konsullata iraniane në Damask, kryeqytetin e Sirisë, është “shkatërruar” pas një sulmi të forcave izraelite, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane.

Raporte të mëtejshme pretendojnë se një komandant i lartë në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është vrarë, por ambasadori iranian mbijetoi.

Mësohet se kanë humbur jetën edhe katër persona të tjerë.

Ambasadori i Teheranit, pasi i mbijetoi sulmit ka thënë se përgjigja iraniane do të jetë “e ashpër”. Ai më tej pretendoi se ishin vrarë nga pesë deri në shtatë persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts