Është grabitur gjatë natës arka me lekë e pagesave të ujit të pijshëm në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetit e Kuçovës.
Mësohet se grabitësit, kanë hyrë nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer kasën me levë,kanë marrë 2 milion e 200 mije lekë (të vjetra) që ndodheshin brenda saj.
Vjedhja e kasës është pikasur nga punëtorët e kësaj drejtorie mëngjesin e sotëm,pasi kanë shkuar në punë. Ata kanë parë kasën e shqyer dhe kanë njoftuar policinë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca e policisë,që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Efektivët e policisë janë duke marrë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie si dhe po kërkojnë gjetje e kamerave të mundshme të bizneseve përreth kësaj drejtorie,pasi vetë institucioni nuk ka kamera,gjë që e bën të vështirë identifikimin e autorëve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co