Shqiperia

Holokausti, Meta: Të angazhohemi që të tilla gjenocide, akte çnjerëzore, të mos përsëriten kurrë!

holokausti meta te angazhohemi qe te tilla gjenocide akte cnjerezore te mos perseriten kurre

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit, ku humbën jetën miliona hebrenj të pafajshëm.

Meta përforcoi thirrjen për të dënuar antisemitizimin dhe mungesën e tolerancës, dhunimin e lirive dhe të drejtave të njeriut kudo ku ndodhin.

Postimi i Metës:

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës nderojmë miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë mizorisë së Holokaustit.
Krenar për popullin shqiptar dhe kodin tonë të nderit Besa që në periudhën më të errët të njerëzimit mbrojti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke e kthyer Shqipërinë në të vetmin shtet në Europë ku numri i tyre ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se sa para saj.

Duke dënuar me forcë antisemitizmin, mungesën e tolerancës dhe bashkëjetesës, si dhe dhunimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, të angazhohemi që të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore të mos përsëriten kurrë më.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts