Bota

Izraeli vijon sulmet, ministri i Jashtëm i Kinës: Mbështesim Palestinën për anëtarësimin në OKB

izraeli vijon sulmet ministri i jashtem i kines mbeshtesim palestinen per anetaresimin ne okb
izraeli vijon sulmet ministri i jashtem i kines mbeshtesim palestinen per anetaresimin ne okb

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka deklaruar se Pekini mbështet Palestinën në rrugëtimin që të bëhet anëtare me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara.

Lajmi u bë i ditur nga media shtetërore kineze “The Paper”.

Në një konferencë për shtyp me Ministrin e Jashtëm indonezian, Wang tha se lufta e Izraelit në Gaza kishte krijuar një fatkeqësi humanitare dhe një armëpushim i pakushtëzuar duhet të zbatohet menjëherë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë të premten për kërkesën e Palestinës për anëtarësim të plotë në OKB, një lëvizje që SHBA – aleati më i vendosur i Izraelit – pritet ta bllokojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts