Bota

“Joe gjenocidi! Fëmijët po vdesin!”, aktivisti pro palestineze ndërpret fushatën e Biden, presidenti: Palestinezët po viktimizohen padrejtësisht

joe gjenocidi femijet po vdesin aktivisti pro palestineze nderpret fushaten e biden presidenti palestinezet po viktimizohen padrejtesisht
joe gjenocidi femijet po vdesin aktivisti pro palestineze nderpret fushaten e biden presidenti palestinezet po viktimizohen padrejtesisht

Një aktivist pro-palestinez ka ndërprerë presidentin amerikan Joe Biden teksa po mbante një fjalim për fushatën në Atlanta në shtetin jugor të Xhorxhias, në kuadër të garës për zgjedhjet presidenciale.

“Ti je një diktator, Joe gjenocidi! Dhjetëra mijëra palestinezë kanë vdekur. Fëmijët po vdesin”, dëgjohet të thotë ai.

Mediat lokale thanë se protestuesi u tërhoq zvarrë nga personeli i Shërbimit Sekret.

Më pas, Biden tha se ai nuk mërzitej me “pasionin” e protestuesit.

Udhëheqësi amerikan shtoi se “ka shumë palestinezë që po viktimizohen padrejtësisht”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts