Lifestyle

Surprizë emocionuese për Ilnisën, banorja takohet me të ëmën dhe vajzën

surprize emocionuese per ilnisen banorja takohet me te emen dhe vajzen
surprize emocionuese per ilnisen banorja takohet me te emen dhe vajzen

TIRANE

Një surprizë emocionuese ishte për Ilnisën në ditëlindjen e saj – një takim me të ëmën dhe vajzën e saj, pas një klipi që u transmetua për rrëfimin e jetës së saj.

“Nuk e besoja që do të kthehesha te vetja, siç jam kthyer dhe nuk e di pse jashtë kjo duket si e pamundur. Kam mësuar që është kaq e thjeshtë dhe të vjen në mënyrë organike që të jesh njeri i mirë. Kjo më erdhi këtu dhe nuk e prisja. Dhe jam shumë e lumtur për këtë.

Babai? Unë jam për të pika e dobët. Ai është për mua pika ime e dobët. Nuk gëlltitem dot. Dua që ai të jetë krenar. Dua që ta kuptojë se çdo ditë jam mirë. E kam shumë merak Gonin”, ishin fjalët e Ilnisës pas klipit.

Më pas ajo doli jashtë shtëpisë së “Big Brother” dhe shkoi në një studio ku takoi të ëmën, e cila më pas nuk i mbajti dot lotët.

“Dua ta shoh Ilnisën të fortë. Dua ta shoh Ilnisën që të flasi për atë bariun që ka kapur malin. Dua ta dëgjoj. Ilnisa ka shumë për të dhënë.

Babi Goni ndihet mirë, por kjo duhet ta bëjë akoma dhe më shumë krenar. Presim shumë më shumë”, tha e ëma e Ilnisës.

Ilnisa u takua edhe me të bijën, e cila solli një tufë me lule.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts