Shqiperia

Kaos në Rinas me sistemin TIMS? Reagon Policia e Shtetit: Ka fluks në rritje në hyrje, por…

kaos ne rinas me sistemin tims reagon policia e shtetit ka fluks ne rritje ne hyrje por
kaos ne rinas me sistemin tims reagon policia e shtetit ka fluks ne rritje ne hyrje por

Policia e Shtetit reagoi pas publikimit në rrjetet se sistemi TIMS në Rinas ishte jashtë kontrollit, duke theksuar se ky sistem funksionon normalisht.

Reagimi:

Lajmi i publikuar në rrjetet sociale, se në Rinas ka rënë sistemi TIMS dhe është krijuar kaos, është i pavërtetë. Sistemi TIMS funksionon normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në asnjë pikë kalimi nuk është evidentuar asnjë problematikë, përveç fluksit të shtuar të turistëve dhe vizitorëve që hyjnë në vendin tonë.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar shërbim sa më cilësor të gjithë qytetarëve në hyrje dhe dalje, në pikat e kalimit kufitar, si dhe ka rritur vigjilencën për kapjen e shtetasve në kërkim,  parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Lajme të tilla të pavërteta të cilat krijojnë pakënaqësi dhe cenojnë imazhin e punës së Policisë, duhet të konfirmohen nga autoritetet policore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts