![Kartoni i verdhë në ndeshjen ndaj Frosinones, pezullohet Amir Rrahmani 2 kartoni i verdhe ne ndeshjen ndaj frosinones pezullohet amir rrahmani](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/kartoni-i-verdhe-ne-ndeshjen-ndaj-frosinones-pezullohet-amir-rrahmani.jpg)
Amir Rrahmani është pezulluar me një ndeshje. Mbrojtësi i Napolit u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Frosinones, në takimin e luajtur në fundjavë.
Në këto kushte, mbrojtësi do të mungojë për kampionët ende në fuqi të Italisë në sfidën kundër Empolit të shtunën. 30-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar edhe dy gola. Për të, ky është sezoni i katërt te Napoli. Më parë, ai ka mbajtur veshur fanellën e Dinamos së Zagrebit dhe Veronës.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co