Bota Sport

Mbape & CO gati të “trembin” Europën, mësoni formacionet zyrtare të takimit Austri-Francë

mbape co gati te trembin europen mesoni formacionet zyrtare te takimit austri france

































Austria do të përballet me Francën, takim i vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian 2024.

Capture44

Francezët vijnë në këtë ndeshje si favoritët kryesorë për fitimin e trofeut të madh, dhe duhet ta vërtetojnë këtë gjë pikërisht duke mundur në fillim ekipin austriak sonte. Mbape si kapiteni i “Gjelave” është mëse i karikuar për të treguar vlerat e tij dhe për të lënë shenjë në futbollin europian, para se të kalojë te ekipi i tij i ri, Real Madrid.

Nga ana tjetër është Austria, që nuk ka një histori të pasur në kampionatet europiane. Edicionin e fundit ata u eliminuan nga Italia, që më pas shkoi deri në finale dhe fitoi trofeun.

FORMACIONET ZYRTARE

AUSTRIA (4-2-3-1): Pentz; Mvene, Vober, Danso, Posh; Sabitzer, Seivald; Grillitsh, Baumgartner, Laimer; Gregoritsh | Trajner: Ralf Ragnik

FRANCA (4-3-3): Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, Hernandez; Grizman, Kante, Rabiot; Dembele, Mbape, Turam | Trajner: Didier Deshamp

Capture43

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts