Lifestyle

“Më mungon Ilnisa por e di që është me…”/ Meritoni flet me mall për partneren: Unë jam këtu për të dy

me mungon ilnisa por e di qe eshte me meritoni flet me mall per partneren une jam ketu per te dy
me mungon ilnisa por e di qe eshte me meritoni flet me mall per partneren une jam ketu per te dy

TIRANE

Gjatë një bisede me Heidi Bacin, Meriton Mjekiqi ka shprehur mallin dhe dashurinë që ka për Ilnisa Agollin, ish-banoren e “Big Brother VIP3”. Ata u njohën dhe krijuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Edhe pse ka pak javë që gazetarja e njohur është eliminuar nga gara e BBV3, Meritoni herë pas here e kujton atë brenda shtëpisë.

Moderatori i njohur shprehet se i mungon por të paktën ajo ndjehet e lumtur pasi është me vajzën dhe familjarët e saj. Më pas shton se në lojë është për të dy madje shpeshherë ka treguar se do ta fitoj ai këtë format për veten dhe për Ilnisën.

“E di që i mungoj dhe njësoj më mungon dhe ajo mua. Por të paktën është me vajzën, Anaisin me dashurinë e saj.

Unë jam këtu për të dy. Unë jam i lumtur që e kam Ilnisën në jetën time. Jam shumë me fat. E kam shpirt”, shprehet Meritoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts