Shqiperia

Në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 30-vjeçari në Kamëz

ne kerkim per tentative vrasjeje dhe armembajtje pa leje arrestohet 30 vjecari ne kamez
ne kerkim per tentative vrasjeje dhe armembajtje pa leje arrestohet 30 vjecari ne kamez

Një 30-vjeçar në Kamëz është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap në rrugën “Skënderbeu” dhe u vu në pranga shtetasi G. K.(L)., 30 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts