Shqiperia

“Imazhi i qeverisë është dëmtuar”, Erl Murati: Komisionet Hetimore fitore e opozitës, duhet të presim përfundimet

imazhi i qeverise eshte demtuar erl murati komisionet hetimore fitore e opozites duhet te presim perfundimet
imazhi i qeverise eshte demtuar erl murati komisionet hetimore fitore e opozites duhet te presim perfundimet

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati, i ftuar në rubrikën Opinion nga moderatorja Ina Qirjo në News24, komentoi ngritjen e Komisioneve Hetimore në parlament dhe situatën politike në vend.

Murati thekson se Komisionet Hetimore janë fitore e opozitës. Ai tha se vetë arrestimet për çështjen e sistemit TIMS dhe Koncesionet në Shëndetësi tregojnë se opozita nuk po bën akuza në ajër. Më tej, Murati deklaroi se tashmë na duhet të presim përfundimet e Komisioneve Hetimore. Erl Murati vlerësoi se arrestimet nga SPAK të përfaqësuesve të mazhorancës kanë prishur imazhin e qeverisë.

[embedded content]

“Në lidhje me Komisionet Hetimore, dyshoj se ata do të arrijnë rezultate konkrete. Të dyja palët e kanë të vështirë të kuptohen për Komisionet Hetimore. Ka mungesë vullneti për të çuar gjërat deri në fund. Janë ngritur Komisione Hetimore, ndërsa ka hetime, të cilat kanë disa rezultate. Kujtojmë se është ngritur Komision Hetimor për Shëndetësinë dhe kemi nën hetim Ilir Beqajn dhe gjithashtu për ndërhyrjet në sistemin TIMS u arrestua shefi i IT në Policinë e Shtetit.

Opozita ka hedhur akuza reale, akuzat nuk janë në ajër. Mund të them se është fitore politike e opozitës, për sa kohë që Prokuroria ka marrë indiciet dhe ka shkuar në masa shtrënguese dhe arrestime. Shumë vite më parë Komisionet Hetimore kanë shërbyer më shumë për shou. Unë besoj se Prokuroria dhe Gjykata janë ata që vendosin në fund. Besoj se ka vullnet për të penguar punën e Komisioneve Hetimore. Sa i përket opozitës, përpos punës që bën në Kuvend dhe në Komisione, duhet të bëjë më shumë sa i përket thithjes së elektoratit në zgjedhjet e 2025. Nga akuzat dhe arrestimet është dëmtuar imazhi i qeverisë, por kjo nuk garanton fitoren e opozitës në zgjedhje”, deklaroi Murati.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts