Shqiperia

Noka plas “bombën”: Drejtorët që zëvendësuan autorët e aferës 5D u emëruan me telefonatë nga burgu

noka plas bomben drejtoret qe zevendesuan autoret e aferes 5d u emeruan me telefonate nga burgu
noka plas bomben drejtoret qe zevendesuan autoret e aferes 5d u emeruan me telefonate nga burgu

Deputeti i PD-së Flamur Noka, në një fjalim në parlament, bëri një deklaratë të fortë. Ai tha drejtorët që zëvendësuan ata të aferës 5D u emëruan me telefonatë nga burgu.

Noka theksoi se të emëruarit e rinj janë të afërm të drejtorëve të arrestuar.

“Veliaj e shantazhoi Edi Ramën. Ai i tha Ramës se sa ke përgjegjësi ti për ish zv kryeministrin, aq kam unë për vartësit në bashki. Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen. 5D është korrupsion i pashembullt. Kishim dëgjuar vjedhje 20 përqind, por të tillë vjedhje nuk kishim dëgjuar, 100 përqind vjedhje është rast unik dhe askush nuk mban përgjegjësi. Parlamenti duhet të ziente. Këtu është bërë e udhës, vjedhja kap vjedhjen, skandali kap skandalin, ministrat thonë bëhen edhe filma me këto vjedhje. Shqipëria vidhet dhe është në dorë të plaçkitësve.

Relativizimi i vjedhjes është e tmerrshme. Veliaj tha se 2-3 pushtetarë kanë vjedhur nga qindra funksionarë e kjo nuk qenka problem sipas tyre. Por, emisionet investigative po zbulojnë se vjedhja është kapilare. Drejtorët e rinj iu diktuan Veliajt nga burgu. Drejtorët që zëvendësuan ata të 5D janë emëruar me telefonatë nga burgu. A e kuptoni në çfarë Republike jetojmë. Edhe Kumbaro është kumbare e krimit dhe korrupsionit. Të arrestuarit kanë aplikacion, ku kanë komunikuar. Veliaj është peng. SKAP nuk guxon të hetojë. Jeni organizatë kriminale e asgjë më shumë”, u shpreh Noka.

[embedded content]

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts