Shqiperia

“Opozita i shpëtoi asgjësimit”, Arion Sulo: Çfarë tregoi protesta e djeshme e opozitës

opozita i shpetoi asgjesimit arion sulo cfare tregoi protesta e djeshme e opozites
opozita i shpetoi asgjesimit arion sulo cfare tregoi protesta e djeshme e opozites

Duke komentuar protestën e djeshme të opozitës para Kryeministrisë, analisti Arion Sulo tha në studion e News 24, se kjo protestë tregoi se opozita i ka shpëtuar asgjësimit.

“Përveç non gratës, kemi edhe izolimin e Berishës dhe jo vetëm që ishte një nga pikat e protestës, ne tani kishim prej janarit qenien e tij në izolim dhe këtu kemi përgjigjen e demokratëve për këtë akt shumë të rëndë.

Kemi një lider të opozitës në arrest shtëpie pa qenë i akuzuar. Pika e dytë është një rikthim i opozitës, një shfaqje e fuqisë dhe të qenies gjallë të saj pas një periudhe 2-vjeçare. Në qoftë se do themi a tronditi qeverinë kjo protestë, është një çështje tjetër. Protesta shënjoi një gjë shumë të rëndësishme për opozitën.

Tregoi shenjë fuqie në pikën e pjesëmarrjes, në pikën e entuziazmit dhe në pikën e asaj ku ndodhet opozita. Ngjarjet kanë ardhur që nga nongrata deri më sot, kemi vetëm goditje ndaj opozitës, copëzim.

Tani kemi bashkim të opozitës, manifestimin e saj në protestë, kemi aksionin e saj në Parlament. Minimumi është se opozita i ka shpëtuar asgjësimit. Në momentin që jemi ne, protestat e vazhdueshme, rritja e pjesëmarrjes së tyre, konsistenca, do ta rrëzonin këtë mazhorancë. Protesta e djeshme shënoi faktin se opozita i ka mbijetuar asgjësimit”, tha ai.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts