PSG luan “tenis” me Montpellier, Mbappe bën “tripletë”, Enrique: Të fitojmë titullin sa më shpejt

psg luan tenis me montpellier mbappe ben triplete enrique te fitojme titullin sa me shpejt

Kylian Mbappe ka bërë prej kohësh gati valixhet, me destinacion Madridin, por “gjeli” më i famshëm vijon të bëjë ligjin në Francë. Sulmuesi udhëhoqi PSG në fitoren me goleadë 6-2 përballë Montpellier. Mbappe ishte protagonisti kryesor duke realizuar një “tripletë” golash.

Vitinha kaloi francezët në avantazh që në minutën e 14-të, ndërsa në të 22-tën, Mbappe realizoi golin e tij të parë duke dërguar shifrat në 0-2. Pavarësisht këtij avantazhi të dyfishtë, vendasit nuk u dorëzuan duke realizuar dy gola brenda pjesës së parë.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Mbappe që gjeti rrugën e rrjetës duke rikthyer PSG në avantazh. Tre minuta më pas, Lee Kang realizoi golin e katërt për parisienët. Mbappe dhe Mendes realizuan edhe dy gola të tjerë në minutat e mbetura duke sigluar shifrat përfundimtare në 6-2. Fal këtij suksesi, PSG e dërgon në plus 12 diferencën me ndjekësit duke e bërë formalitet titullin në Francë:

Luis Enrique 14
Luis Enrique 14

“Pa diskutim ishte një mbrëmje fantastike. E dinim se nëse do të fitonim do ta dërgonin diferencën në plus 12, çka do të thotë se na duhet katër fitore në tetë ndeshjen e fundit. Kjo është fantastike, ne dëshirojmë të fitojmë titullin sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Luis Enrique pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co