Sport

“Sa fitonte Shqipëria topin, ngrihej gjithë stadiumi në këmbë”, futbollisti i Suedisë i befasuar nga tifozët kuqezinj

sa fitonte shqiperia topin ngrihej gjithe stadiumi ne kembe futbollisti i suedise i befasuar nga tifozet kuqezinj
sa fitonte shqiperia topin ngrihej gjithe stadiumi ne kembe futbollisti i suedise i befasuar nga tifozet kuqezinj

Tifozët shqiptarë krijuan një atmosferë të mrekullueshme në duelin miqësor ndaj Suedisë, ku këta të fundit triumfuan me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë ishin më të zhurmshëm në tribuna, duke iu dhënë “leksion” suedezëve, të cilët e kanë pranuar dominimin e shqiptarëve, të cilët nuk reshtën së kënduari asnjë minutë

Në lidhje me atmosferën elektrizuese foli pas ndeshjes edhe futbollisti suedez, Svanberg, i cili në prononcimin e dhënë ndër të tjera deklaroi:

“Ne e dinim që para ndeshjes se do të kishte shumë tifozë shqiptarë. Më vjen mirë që ishin aty se e ngritën rivalitetin. Atmosfera ndërtoi një ndeshje të vërtetë, sa Shqipëria fitonte topin, volumi ngrihej më shumë nga ana e tifozëve. Por në atë moment nuk ke kohë të mendosh gjatë nëse po bërtasin për ty apo për kundërshtarin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts