Salvini “kundër rrymës”: Të pranohet rezultati i zgjedhjeve në Rusi, të respektojmë popullin rus

salvini kunder rrymes te pranohet rezultati i zgjedhjeve ne rusi te respektojme popullin rus
salvini kunder rrymes te pranohet rezultati i zgjedhjeve ne rusi te respektojme popullin rus

Kreu i Partisë Liga në Itali, Matteo Salvini, që shërben edhe si zv kryeministër i shtetit italian tha se rezultati i zgjedhjeve në Rusi duhet të pranohet.

Salvini ka thënë se kur njerëzit votojnë, ata kanë gjithmonë të drejtë, raporton The Guardian.

“Rusët votuan dhe ne duhet që ta respektojmë këtë gjë. Le të shpresojmë që 2024 të jetë viti i paqes”, tha Salvini.

Vladimir Putin fitoi mandatin e pestë në krye të presidencës ruse, ndërsa grupet e monitorimit të pavarura, kanë thënë se zgjedhjet ishin ndër më të korruptuarat në historinë e Rusisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co