![Sezon me ulje-ngritje, një mbrojtës mund t’i japë lamtumirën Bayernit 2 sezon me ulje ngritje nje mbrojtes mund ti jape lamtumiren bayernit](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/sezon-me-ulje-ngritje-nje-mbrojtes-mund-ti-jape-lamtumiren-bayernit.jpg)
E ardhmja e Dayot Upamecano mund të jetë larg Bayern Munchen. Mbrojtësi francez ka pasur disa ulje-ngritje këtë vit dhe për këtë arsye kanë filluar të përhapen zërat për lamtumirën e tij në fund të sezonit.
Megjithatë, sipas fjalëve të njerëzve të afërt të lojtarit, ende nuk është vendosur asgjë. Klubet e Premierligës e pëlqejnë shumë futbollistin por një vendim do të merret vetëm kur të jetë e qartë se kush do të ulet në pankinën e Bayern Munichut sezonin e ardhshëm. Upamecano ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 1 gol. Për të, ky është sezoni i 3-të me kampionët e Gjermanisë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co