Bota

Shefi ushtarak i NATO-s qetëson zërat: Asnjë kërcënim real nga Rusia, por le të përgatitemi!

shefi ushtarak i nato s qeteson zerat asnje kercenim real nga rusia por le te pergatitemi
shefi ushtarak i nato s qeteson zerat asnje kercenim real nga rusia por le te pergatitemi

“Nuk ka shenja se Rusia po planifikon një sulm kundër anëtarëve të NATO-s, por aleanca Atlantike duhet të përgatitet për një përshkallëzim të ardhshëm”.

Kështu deklaroi toger Admirali Rob Bauer, president i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

“Nuk ka asnjë tregues se Moska po planifikon të sulmojë ndonjë nga vendet e NATO-s. Unë nuk mendoj se ka një kërcënim të drejtpërdrejtë”, tha Bauer dje nga Letonia.

Cituar nga gazeta lokale Leta, kreu i aleancës Atlantike megjithatë paralajmëroi se “ambiciet e Rusisë shtrihen përtej Ukrainës dhe për këtë arsye” NATO në tërësi “duhet të jetë më e përgatitur”. Kujtojmë se që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, ka pasur shpesh herë deklarata me tone kërcënuese nga Kremlini se mund të sulmonte dhe vende të NATO-s.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts