Shqiperia

Tërhoqi pakon me drogë që mbërriti nga Shtetet e Bashkuara, Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë për 27-vjeçarin. Çfarë thotë ai në dëshmi

terhoqi pakon me droge qe mberriti nga shtetet e bashkuara gjykata e tiranes cakton masen e sigurise per 27 vjecarin cfare thote ai ne deshmi
terhoqi pakon me droge qe mberriti nga shtetet e bashkuara gjykata e tiranes cakton masen e sigurise per 27 vjecarin cfare thote ai ne deshmi

Gjykata e Tiranës ka lënë prapa hekurave Ilir Sefën, i arrestuar pak ditë më parë për trafikim të lëndëve narkotike. Ai u prangos në flagrancë ndërsa merrte një pako me drogë e mbërritur nga Shtetet e Bashkuara me postë.

Avokati i Sefës, Erjon Kullolli, kërkoi masë më të butë sigurie si “arrest në shtëpi” ose “burg me afat”, për ti dhënë kohë Prokurorisë që të provojë ose jo dijeninë e të arrestuarit mbi drogën. 27-vjeçari iu qëndroi deklarimeve të dhëna pas arrestimit duke mos dhënë shpjegime të tjera në gjykatën penale. “Drogën nuk e prisja unë.

Më tha një djalë që e kam në lagje, me emrin Fabian të shkoja ta merrja tek posta. Nuk e dija çfarë kishte brenda”, ka pretenduar Sefa në deklarimet paraprake. Shtetasi Fabian L. që përmend Sefa, është shpallur në kërkim policor. Policia u sinjalizua nga posta ku kishte mbërritur porosia, dhe mbajti në survejim se kush do të ishte marrësi. Droga e sekuestruar kap peshën e 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts