Sport

Tetova vlerëson Vllazninë: Ndaj tyre takim delikat, do jetë ndeshje ndryshe nga kupa

tetova vlereson vllaznine ndaj tyre takim delikat do jete ndeshje ndryshe nga kupa
tetova vlereson vllaznine ndaj tyre takim delikat do jete ndeshje ndryshe nga kupa

Egnatia mat forcat me Vllazninë në kampionat. Para kësaj sfide, trajneri i skuadrës rrogozhinase, Edlir Tetova ka vlerësuar në maksimum kundërshtarin.

“Janë dy kompeticione të ndryshme, më vjen mirë për kualifikimin në finalen e Kupës, por tashmë është radha e kampionatit. Është ndeshje tjetër për të ruajtur vendin e parë në kampionat, kemi forcat për t’ia arritur. Arrijmë për herë të dytë në finalen e Kupës dhe kemi pasur vazhdimësi, patëm ngërç kur mbetëm me 10 lojtarë, por pa rrezikuar seriozisht portën.

Vllaznia është një emër i madh dhe klubi nuk përfaqësohet nga individë, është një ndeshje e vështirë dhe kemi marrë masat për t’ia dalë me sukses.Lajmi i mirë që zbulon trajneri është se Ndreca që u zëvendësua për shkak dëmtimi është rikuperuar, teksa mungesa e vetme është ajo e Ahmetajt. Përveç Ahmetajt që është me kartonë, i gjithë grupi është i plotë dhe gati për ndeshje” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts