Sport

Trajneri i PSG: Titulli? Ky është moment special për ne. Do jemi të fortë edhe pa Mbappe

trajneri i psg titulli ky eshte moment special per ne do jemi te forte edhe pa mbappe
trajneri i psg titulli ky eshte moment special per ne do jemi te forte edhe pa mbappe

PSG mund të festojë titullin kampion në Francë, në ndeshjen ndaj Le Havre. Në prag të takimit të fundjavës, është shfaqur në konferencë trajneri i parisenëve Luis Enrique.

“Jemi shumë pranë titullit kampion dhe është një moment i veçantë. Sinqerisht nuk e kisha menduar një skenar kaq pozitiv, kemi bërë një sezon shumë të mirë dhe jam i lumtur. Përfundimi i këtij sezoni është shumë motivues për ne. Mbappe? Ne kishim një skuadër të re këtë sezon, me shumë lojtarë që erdhën në fillim të edicionit dhe ndërtimi vazhdon. Jam i bindur se sezonin e ardhshëm do të jemi më mirë, ky është mesazhi që dua t’u dërgoj lojtarëve të mi.

“Çdo ndeshje e PSG-së këtë sezon ka përfaqësuar një mundësi për lojtarët. Pse të ndryshojë? Le Havre është një ekip që ka nevojë për pikë dhe nuk do të ketë hapësirë. Nëse fitojmë, do të jemi kampionë. Në shtëpi është një mjedis i përsosur për të festuar. Dembele? Ai është një sulmues i nivelit të lartë, po kalon një momente të shkëlqyer. Ousmane kishte shënuar vetëm një gol para Barcelona-s, por me 10 asistime dhe na ka ndihmuar gjithmonë. Për ne është një lojtar i rëndësishëm dhe jam i lumtur nga harmonia që grupi ka, kjo është ajo që ka vlerë për mua” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts