Video/ E vërteta e martesave myslimane përballë ligjit shqiptar, debat në Vila24 mes Ballës, Currit e Rustemit

video e verteta e martesave myslimane perballe ligjit shqiptar debat ne vila24 mes balles currit e rustemit

Rasti i mjekut kirurg Dervish Hasi ka tronditur mbarë opinionin publik.
42-vjeçari, që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë myslimane, shfrytëzonte seksualisht një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt.
Për të folur për të vërtetat e martesave në fenë Islame përballë ligjit shqipëtar ishin ftuar në studion e Vila24 teologu Ilir Curri, avokatja Migena Balla dhe avokati Foti Rustemi.
“Një burrë dhe një grua që të realizojnë një martesë fetare në fillim duhet të jenë celebruar në gjendje civile dhe kjo është bërë për t’ju përshtatur kulturës së vendit dhe ligjit të vendit. Ne kërkojmë që të kemi diskutim të vazhdueshëm që të arrijmë në një të mesme të artë, e theksoj për rastet e veçanta ku ashtu si e ka lejuar

[embedded content]

Islami të rregullohet dhe nga ana e ligjit”- tha Curri në Vila24.
Ndërkohë në një lidhje skype avokatja Migena Balla e cila gjithashtu është besimtare e fesë islame shtoi se situata e martesave fetare është më kaotike sesa duket.

“Është një pabesi ligjore të ulësh nivelin e marrëdhënieve seksuale në 14 vjeç dhe martesën ta lejosh në 18 vjeç, do të thotë të lejosh të manipulohet kjo moshë se nuk po flasim për dy moshatarë në moshën 16 vjeç që mund të krijojnë ndjenja me njëri tjetrin. Mbi 18 vjeç njeriu duhet ta përballoj vetë zgjedhjen e tij dhe nuk ndërhyn dot as ligji as feja.
Në mes të Tiranës ka hoxhallarë që bëjnë martesa me telefon”- tha Balla për News24.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →