Bibliotekat amerikane pranojnë fotografi të… maceve për tarifat e librave

bibliotekat amerikane pranojne fotografi te maceve per tarifat e librave
bibliotekat amerikane pranojne fotografi te maceve per tarifat e librave

Bibliotekat publike në Massachusetts në SHBA po pranojnë fotografi të maceve në këmbim të librave të vonuar ose të dëmtuar.

Skema ”Macet për falje tarifash!”, u krijua nga Biblioteka Publike Worcester (WPL) si pjesë e muajit të festimeve të tyre me temë mace të quajtur ”Marsi Meowness”.

Ato thanë se gjatë muajit mars, njerëzit që kanë humbur ose dëmtuar një libër, mund të sjellin një fotografi, vizatim ose foto të një reviste të një maceje dhe të riaktivizojnë kartat e tyre të bibliotekës.

Vetëm pak ditë pas hapjes së skemës, bibliotekës iu kthyen qindra artikuj dhe tani kanë një ”mur” me mace ku po shfaqin fotografitë e maceve të dërguara nga njerëzit.

Duke folur për arsyen pse ata krijuan skemën, Drejtori Ekzekutiv i WPL Jason Homer tha se “ne zbuluam se shumë nga klientët tanë mund të kenë sende që ishin vendosur keq gjatë pandemisë pasi shkollat u mbyllën dhe ne u futëm në karantinë”.

“Ne donim t’i kthenim të gjithë në bibliotekë dhe duke përdorur burimet tona dhe gjithashtu donim të krijonim një pengesë vërtet të ulët për të falur këto tarifa”, tha ai.

Bibliotekat WPL kanë disa rregulla për njerëzit që kthejnë libra.

Librat e kthyer duhet të jenë nga një bibliotekë publike e Worcesterit dhe jo nga një bibliotekë tjetër dhe duhet të kenë humbur ose dëmtuar për të paktën dy muaj.

Gjithashtu, menaxherët e bibliotekës do të duhet të rishikojnë nëse do ta pranojnë apo jo foton e maces nëse personi nuk ka arritur të kthejë pesë ose më shumë libra në të kaluarën.

Disa nga aktivitetet e tjera me temën e maceve që biblioteka po zhvillon si pjesë e ”Mars Meowness ”përfshijnë një shfaqje të filmit 2019 ”Cats”, një tutorial për grimin e syve të maceve apo një orë “çstresuese” të lojës me mace.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →