“Çfarë ke bërë që të të dua? Më injoron”- Albano Bogdo dhe këngëtarja i shprehin dashurinë njëri-tjetrin! Aktori xhelozon: Bëre dy orë trajnim me…

cfare ke bere qe te te dua me injoron albano bogdo dhe kengetarja i shprehin dashurine njeri tjetrin aktori xhelozon bere dy ore trajnim me































Albano Bogdo dhe këngëtarja Baby G i kanë shprehur dashurinë njëri-tjetrit. Aktori gjatë një bisede me këngëtaren i tregoi ndjenjat që kishte ndaj saj duke u shprehur se kishte vëzhguar çdo lëvizje të saj në Ferma Vip.

albano bogdo

“Çfarë ke bërë që të të dua? Më injoron”, iu drejtua Baby G, por Albano shprehu ndjenja xhelozie duke i vënë në dukje që ka qenë e afërt.

“Nuk po të injoroj, kam qenë duke të të parë ty gjatë gjithë ditës”, tha aktori, duke shtuar se “Do të të tregoj se çfarë bëre dje pasdite? Bëre 2 orë trajnim me Dijonisin. Trajnim të kombinuar, bëj këtë bej atë. Do më shumë? Shkuat në lavanderi mblodhët gjërat.”

Pjesë nga biseda:

Albano: Pse më urren?

Baby G: Do të të urrej.

Albano: Çfarë bëra unë?

Baby G: Sado për të qeshur që mund të të duket, nuk është aspak për të qeshur.

Albano: Jo, jo. Çfarë bëra unë?

Baby G: Pse po flet në këtë mënyrë, nuk më pëlqen mënyra sesi po më flet.

Albano: Por çfarë bëra?

Baby G: Asgjë!

Albano: Por përse do të më urresh?

Baby G: Pse mos të të urrej? Çfarë ke bërë ti për mua që unë të të dua ty?

Albano: Thuaje!

Baby G: Të thashë, bëj çfarë ndjen, por ajo që ti ndjen… Më injoron mua, më jep sinjale të përziera dhe nuk më pëlqen kjo gjë.

Albano: Jo fare, nuk po të injoroj. Kam qenë duke të të parë ty gjatë gjithë ditës.

Baby G: Kjo është e çuditshme. Ti nuk më sheh sepse unë të shoh ty dhe ti nuk e bën këtë. Përse thua gjëra që nuk janë të vërteta?

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →