E konfirmon Federata, një lojtar i rëndësishëm largohet nga grumbullimi i kombëtares italiane

e konfirmon federata nje lojtar i rendesishem largohet nga grumbullimi i kombetares italiane
































Xhovani Di Lorenco largohet përkohësisht nga grumbullimi i kombëtares italiane, për arsye familjare. 

di-lorenco

Ky lajm u bë publik nga vetë Federata Italiane e Futbollit (FIGC), e cila ndër të tjera theksoi se skuadra e tyre është në gjendje të mirë referuar kontrollove mjekësore.  Kapiteni i Napoli-t, ka lënë përkohësisht kombëtaren, ndërsa pritet të rikthehet për të vijuar me punën për EURO 2024. 

“Kontrollet mjekësore dhe testet atletike të bëra në mëngjes rezultuan pozitive. Seanca stërvitore u zhvillua pas dyerve të mbyllura këtë pasdite, në ditën e dytë të stërvitjes në Coverciano, 15 ditë para debutimit në EURO 2024. Xhovani Di Lorenzo u largua, momentalisht, këtë të shtunë nga grumbullimi në Coverciano për arsye familjare”-bën me dije FIGC. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →