Finalen e Chamipons League, kryeministri Edi Rama po e ndjek live nga Wembey Stadium në Londër.
Ai është parë në stadium duke ndjekur sfidën mes Borusia Dortmund dhe Real Madrid.
Rama është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Pranë tyre është edhe Rudi Voller, që është aktualisht drejtor teknik në kombëtaren e Gjermanisë.
Borusia Dortmund dhe Real Madrid përballen sot në Londër në stadiumin mitik “Uembli” për trofeun e Ligës së Kampioneve, në një finale që i jep fund një sezoni futbollistik të jashtëzakonshëm për të dy skuadrat në arenën ndërkombëtare.
Gjermanët kanë kaluar çdo parashikim teksa mbërritën në finalen e turneut duke bërë surpriza të njëpasnjëshme dhe tani kërkojnë të thyejnë edhe një skuadër që nuk di të humbasë kur vjen në këtë pikë.
Ndërsa Reali vjen me petkun e favoritit, të një superekipi që kërkon të çojë në 15 numrin e trofeve të fituar në histori, që e bëjnë këtë praktikisht turneun e preferuar të tyre.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co