Zërat rreth shëndetit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov janë rindezur pas një artikulli të gazetës ruse “Novaya”. Mësohet se Kadyrov vuan nga pankreatiti akut.
Gazeta ruse pretendon se lideri çeçen ndodhet në gjendje të rëndë dhe të pakthyeshme.
“Novaya” e themeluar nga gazetari fitues i çmimit Nobel për Paqen, Dmitry Muratov citon burime të afërta me Kadyrov dhe mjekët e klinikës së Kremlinit, ku thuhet se Kadyrov u trajtua disa muaj më parë.
Zërat për probleme serioze me shëndetin e besnikut të Vladimir Putin, i njohur për trajtimin brutal të disidentëve, kishin qarkulluar që gjatë vjeshtës së vitit të kaluar.
Imazhe të Kadyrov u publikuan atëherë në spital, por njerëzit pranë tij thanë se lideri çeçen ndodhej për të vizituar një të afërm të tij (dajën). Sipas gazetës “Novaya” ky pretendim ishte një pretekst për të mbajtur të fshehtë sëmundjen e Kadyrov.
“Në një video të postuar të hënën në kanalin Telegram të Kadyrov, ai shfaqet në një takim të anëtarë të kabinetit të tij në Grozny. Imazhet e tregonin atë pothuajse të palëvizur, duke folur ngadalë dhe në dukje me vështirësi. Gjë e cila nuk le vënd për dyshime rreth gjendjes së tij…”, shkruan “Novaya”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co