Një prift ortodoks rus, i cili kryesoi shërbimin e funeralit për Alexei Navalny, ish liderin e ndjerë të opozitës dhe kundërshtarin më të fortë të presidentit Vladimir Putin, është pezulluar nga detyra.
Lajmi është bërë i ditur nga Dioqeza e Moskës e Kishës Ortodokse Ruse me anë të një deklarate.
Megjithatë nuk është bërë e ditur arsyeja e marrjes së një vendimi të tillë.
Dioqeza njofton se vendimi ndalon priftin Dmitry Safronov të japë bekime, të mbajë kryqin e kishës ose të mbajë veshjen specifike deri në vitin 2027.
“Në përfundim të periudhës së pendesës, do të merret një vendim për mundësinë e shërbimit të tij të mëtejshëm”, tha dioqeza.
Më 26 mars, Safronov mbajti një shërbim përkujtimor ku morën pjesë mijëra persona për Navalny, i cili ishte kritiku më i ashpër i Vladimir Putin brenda Rusisë dhe vdiq në moshën 47-vjeçare në një burg të Arktikut në shkurt.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co