Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë me gazetarët ku u ndal te raporti i DASH, ku evidentohen disa problematika për Shqipërinë.
Ai tha se një nga problemet madhore të kësaj qeverie është korrupsioni.
“Raporti i DASH i cili konfirmon atë që shqiptarët e dinë dhe prekin çdo ditë, që korrupsioni është problemi më i madh kësaj qeverie dhe vendit. Kjo lidhet me krizën ekonomike dhe koston e jetesës.
Korrupsioni ushqehet çdo ditë nga qeveria e Ramës përmes skemave që sa vijnë e sofistikohen. Në qendër të piramidës është Ram se nuk mund të ketë një qeverisje kaq të korruptuar dhe në krye të jetë një kryeministër i ndershëm.
Kjo konfirmon luftën ndaj korrupsionit si prioritet kombëtar.
SPAK lindi si nevojë për të luftuar nivelin gjigand të korrupsionit.
Ndaj përsëris thirrjen për çdo faktor politik, të forcojmë një fron të përbashkët me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi.
Vlerësoj punën e jashtëzakonshme nga OJQ dhe i bëj thirrje atyre dhe donatorëve të huaj të mos reshtin përpjekjet.
PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK me misionin që ka marrë përsipër”, tha ai.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co