“Po mbulojnë korrupsionin me PPP-të”, Vokshi akuzon PS: Si po bllokojnë socialistët me urdhër të Ramës kërkesat për informacion

po mbulojne korrupsionin me ppp te vokshi akuzon ps si po bllokojne socialistet me urdher te rames kerkesat per informacion
po mbulojne korrupsionin me ppp te vokshi akuzon ps si po bllokojne socialistet me urdher te rames kerkesat per informacion

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi në një konferencë për mediat u shpreh se anëtarët e mazhorancës tentuan të pengonin ditën e djeshme punën e komisionit.

Ajo shtoi se ka një muaj që deputetët e PS me urdhër të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar korrupsionin e për të mos bërë transparencë, bllokojnë kërkesat për informacion.

“Koncesionet, abuzimet me to kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarë e shqiptarë. Mes dhjetëra bojkoteve, PS dje kishte përgatitur një tjetër plan bllokimi. Që dje hodhi planin 3 javor, pa pasur asnjë justifikim për të bojkotuar mbledhjen. Më pas rrëzuan kërkesat për informacion, të cilat janë hapi i parë për hetimin parlamentar. Ka një muaj që PS, deputetët e saj, me urdhër të Edi Ramës, për të mos bërë transparencë, për të mbuluar korrupsionin, për të mos dalë të emri i Ramës, Beqajt, Manastirliut, kanë vendosure që të bllokojnë kërkesat për informacion. Refuzojnë që të pranojnë të kalojnë për miratim kërkesat. Ekspertët e PS kishin disa vërejte të vogla. Ndërsa për shkresat dërguar spitale publike refuzonin të kërkoheshin të dhëna mbi emrat e personave që kanë kryer Check Up-in, ndërkohë që e dimë që këtu janë bërë shkeljet më të mëdha me persona që nuk jetojnë më apo që e kanë bërë dy herë brenda vitit. Nënkryetari dhe sekretari gënjyen publikisht duke thënë që kërkesat nuk i kanë marrë, kur më 5 prill iu kam dërguar. Një pjesë tjetër që dua të ndaj me ju është që nuk duan të bëjnë transparencë.”, tha ajo.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →