Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, ka bërë publik Raportin Vjetor të SPAK.
Ndër të tjera ai është pyetur nga deputetët në seancë edhe për çështjen “Beleri” dhe nëse ka pasur ndërhyrje nga shteti Grek.
Kreu i SPAK ka mohuar të ketë pasur ndërhyrje, nuk u shprehur se asnjë shtet nuk ndikon të veprimtaria e Prorkurorisë.
“Asnjë shtet i huaj nuk ndërhyn në punën tonë”, tha Dumani.
Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, Dumani tha se Gjykata e Lartë ka një rol shumë të madh për njehsimin e praktikës gjyqësore. “Na ka qartësuar të gjithëve me një vendim njehësues lidhur me uniformizimin përsa i takon çështjeve penale, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me krimin e organizuar”, tha Dumani.
Lidhur me pastrimin e parave, Dumani tha se kemi rastin e Cosa Nostra që tentoi të pastrojë paratë duke përdorur Shqipërinë, por ka funksionuar sistemi dhe në rastin konkret paratë u sekuestruan, sikundër hetimi vijoi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co