FOTO/ U arrestuan në Itali në kuadër të megaoperacionit të SPAK, ja kush është Arian Tuku, dhëndri i Arben Ndokës dhe Ilia Ndoka, anëtar i bandës së ish-deputetit socialist

foto u arrestuan ne itali ne kuader te megaoperacionit te spak ja kush eshte arian tuku dhendri i arben ndokes dhe ilia ndoka anetar i bandes se ish deputetit socialist































Në kuadër të megaoperacionit të SPAK ku u lëshuan 50 urdhër arreste dhe ku u goditën shtatë grupe kriminale, një prej tyre ishte edh grupi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Arian Tuku dhe Ilia Ndoka

Në bashkëpunim me Interpolin, pak ditë më parë ra në pranga, Arian Tuku, dhëndri i ish-deputetit, ndërsa sot u arrestua, Ilia Ndoka, anëtar i bandës së Arbenit dhe i afërm i tij.

Këta dy persona që shihni më poshtë janë pikërisht,  Ilia Ndoka dhe Arian Tuku.

Ilia Ndoka
Ilia Ndoka
Arian Tuku
Arian Tuku

Kujtojmë që Ilia Ndoka ishte në kërkim për pastrim parash, ndërsa Arian Tuku ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën. Gjithashtu ai ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit.

36-vjeçari Arian Tuku është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest.

‘Leksi i Druve’ ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Ndoka.

Po sipas SPAK, në 2020 ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian TUKU, djali i Zef dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988 në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks NDREKA.

Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim BAMI. Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

Veprat e mësipërme janë kryer prej tij në një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të një grupi të strukturuar kriminal.’-njofton SPAK.

Hetimet e SPAK nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →