Zhoze Murinjo është prezantuar sot si trajneri i ri i Fenerbahçes. Portugezi ka nënshkruar me klubin e njohur turk dhe ka udhëtuar sot drejt Stambollit ku është pritur si hero që në momentin kur shkeli në aeroport.
Ai është prezantuar në stadiumin e tejmbushur nga tifozët, duke iu drejtuar atyre me disa fjalë motivuese dhe duke u premtuar që do të bënte gjithçka për të lartësuar këtë ekip.
“Tifozë të Fenerbahçes, e ndjej shumë dashurinë që më treguat. Një trajner normalisht e sheh këtë dashuri pas një fitoreje. Por unë e ndjeva këtë dashuri që në fillim. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe ju premtoj që do të përkushtohem gjithashtu ndaj kësaj familje. Kjo fanellë do të bëhet një lëkurë e dytë për mua.
Unë dëshiroja të isha me ju që në ditën kur u takova me presidentin e klubit. E them me plot zemër që dëshiroja me të vërtetë të vija këtu për shkak të pasionit që ju keni.
Unë dëshiroja të punoja për futbollin turk, për Superligën turke dhe ta zhvilloja. Por gjëja më e rëndësishme nuk është as të zhvilloj futbollin turk, as kampionatin. Gjëja më e rëndësishme është Fenerbahçe.
SI përfundim, do të dëshiroja ta mbyllja me këto fjalë. Ëndrrat tuaja u bënë ëndrrat e mia kur firmosa”, theksoi Murinjo para tifozëve që kishin mbushur stadiumin “Şükrü Saracoğlu” për pritjen e tij
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co