Bota

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje, 155 të vdekur në Tanzani

shira te rrembyeshem dhe permbytje 155 te vdekur ne tanzani
shira te rrembyeshem dhe permbytje 155 te vdekur ne tanzani

Përmbytjet në Tanzani kanë vrarë 155 njerëz dhe kanë lënë të paktën 236 të plagosur, tha të enjten kryeministri i vendit Kassim Majaliva.

Më shumë se 10,000 shtëpi janë dëmtuar dhe mbi 200,000 njerëz janë prekur nga fatkeqësia natyrore, tha Majaliva para parlamentit të Tanzanisë në kryeqytetin Dodoma.

Kryeministri shtoi se “shirat e dendur të El Ninos, të shoqëruara me erëra të forta dhe përmbytje e rrëshqitje të dheut në pjesë të ndryshme të vendit, kanë shkaktuar efekte negative”.

“Këto përfshijnë vdekjet, dëmtimin e të korrave, pronën, shtëpitë, infrastrukturën si rrugët, urat dhe hekurudhat”, tha Majaliva.

Kenia ka regjistruar reshje të dendura shiu që nga mesi i marsit, por reshjet janë intensifikuar gjatë javës së kaluar, duke çuar në përmbytje masive që kanë prekur rreth 103,500 njerëz.

Kryqi i Kuq Kenian thotë se ka kryer mbi 188 shpëtime që nga fillimi i marsit. Disa rrugë në kryeqytetin kenian të Nairobit u mbyllën të mërkurën dhe disa lagje mbetën të zhytura pas një dite tjetër reshjesh të dendura. Hekurudhat e Kenias pezulluan gjithashtu shërbimet e trenave të udhëtarëve në mbarë vendin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts