Bota

Aksidentohet autobusi me nxënës në Gjermani, 27 të lënduar

aksidentohet autobusi me nxenes ne gjermani 27 te lenduar
aksidentohet autobusi me nxenes ne gjermani 27 te lenduar

Një autobus me nxënës është përmbysur në afërsi të qytetit Olpa në Gjermaninë perëndimore, duke lënduar 27 prej tyre, raportojnë mediat gjermane. Autobusi po transportonte nga Marburgu në Angli nxënës të moshës 15-17 vjeç dhe në shoqërinë e tyre kishte edhe të rritur.

Në total, në autobus ishin 67 nxënës.

Ngjarja ndodhi në autostradën A45, autobusi doli papritur nga rruga dhe u përmbys. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar gjithsej 27 adoleshentë, katër prej tyre rëndë, ndërsa i lënduar lehtë ka mbetur edhe drejtuesi i autobusit.

Siç raportojnë shërbimet e urgjencës, në spital janë caktuar edhe personel të trajnuar psikologjikisht për t’u kujdesur për të lënduarit. Policia bëri të ditur se për momentin nuk ka të dhëna për shkaqet e aksidentit.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts