Sport

Ardhja e mundshme e Mbappe, bie hipoteza e kalimit të yllit të njohur te Real Madrid

ardhja e mundshme e mbappe bie hipoteza e kalimit te yllit te njohur te real madrid
ardhja e mundshme e mbappe bie hipoteza e kalimit te yllit te njohur te real madrid

Në verë gjasat që  Kylian Mbappé  të nënshkruajë me Real Madridin janë të mëdha, duke patur parasysh që sulmuesi francez njoftoi PSG-në se do të largohet në verë. Një operacion që mund ta shtyjë Erling Haaland, yllin tjetër të arenës evropiane, të zgjasë kontratën e tij në Manchester City. Lajmi raportohet nga Mirror, ku shkruhet se Haaland ishte i interesuar edhe përlos Blancos, por ardhja e Mbappe-s do të ndryshonte dinamikat, duke qenë se të dy e konsiderojnë veten rivalë për Topin e Artë dhe ndarja e dhomës së zhveshjes mund të jetë vërtetë një problem.

Haaland aktualisht fiton 375,000 £ në javë, plus disa bonuse, për shkak të numrit të lartë të golave të shënuar me “Qytetarët”. Kampionët e Europës janë gati të rrisin më tej pjesën fikse të pagës së lojtarit, me këtë të fundit që do të dijë edhe planet e Pep Guardiolas, i lidhur me Citizens me kontratë deri në vitin 2025.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts