Sport

“Besoj se mund të shpallni kampion Vllazninë, po bëni maksimumin”

besoj se mund te shpallni kampion vllaznine po beni maksimumin

Vllaznia u eliminua nga Kupa e Shqipërisë dhe tashmë do të luftojë për trofeun e kampionatit. Ish-drejtori sportiv i kuqebluve, Elvis Plori ka reguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se skuadra duhet të jetë krenare dhe se mund të bëjnë realitet ëndrrën e çdo shkodrani duke u shpallur kampionë pas 23 viteve.

Postimi i plotë

Djem, duhet të jeni krenarë për çfarë po tregoni këtë sezon. Jeni duke dhënë shpirtin në çdo ndeshje dhe kjo shihet në përkushtimin e seriozitetin tuaj, prandaj mos u demoralizoni nga ky eliminim dhe vazhdoni me kokën lart sepse ju mund të bëni një ëndërr realitet. Të shpalleni kampion pas 23 vitesh dhe të bëni çdo shkodran të vendos foton tuaj në kornizë. Me besim e kokën lart, ju mundeni.

Rfrf
Rfrf

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts