Bota

Ish-Presidenti Trump zotohet të shfuqizojë kufizimet për armët nëse fiton zgjedhjet

ish presidenti trump zotohet te shfuqizoje kufizimet per armet nese fiton zgjedhjet
ish presidenti trump zotohet te shfuqizoje kufizimet per armet nese fiton zgjedhjet

Ish-presidenti Donald Trump, kandidati kryesor republikan në garën presidenciale të vitit 2024, tha të premten se nëse rizgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë do të shfuqizonte të gjitha kufizimet e armëve të miratuara nga Presidenti Joe Biden.

Duke folur para mijëra mbështetësve gjatë një takimi të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA), zoti Trump u zotua se do të anulojë një rregull që kufizon shitjet e aksesorëve të armëve dhe kufizime të tjera të vendosura nga administrata e Presidentit Biden. ​“Sulmi i Bidenit ndaj pronarëve dhe prodhuesve të armëve do të përfundojë që gjatë javës së parë të rikthimit tim në detyrë, ndoshta që ditën e parë”, tha zoti Trump gjatë fjalimit të mbajtur në Harrisburg, të Pensilvanisë.

Shoqata Kombëtare e Armëve mbështeti fort zotin Trump gjatë garës së vitit 2016 dhe gjatë gjithë administratës së tij, duke e përkrahur kur emëroi tre gjyqtarë konservatorë në Gjykatën e Lartë dhe kur miratoi një sërë masash të kërkuara nga lobi pro armëmbajtjes. Mes masave ishte edhe ai që i përcaktoi dyqanet e armëve të zjarrit si biznese thelbësore gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, duke i lejuar këto biznese që të qëndronin hapur.

Zoti Trump, ndër të tjera, vuri në dukje se si i rezistoi trysnisë për të vënë kufizime për armët gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë nga 2017-2021. “Gjatë 4 vjetëve të mandatit tim nuk ndodhi asgjë, edhe pse ndaj meje kishte trysni të madhe lidhur me armët. Ne nuk bëmë asgjë, nuk u dorëzuam”, tha zoti Trump./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts