Shqiperia

Konventa e PL, zbulohet kandidatja për zv/ Presidente të partisë, do të garojë kundër Erisa Xhixhos

konventa e pl zbulohet kandidatja per zv presidente te partise do te garoje kunder erisa
konventa e pl zbulohet kandidatja per zv presidente te partise do te garoje kunder erisa

Në Konventën e Partisë së Lirisë, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë do të mbahet edhe gara për Presidentin dhe Zv/ Presidentin e kësaj force politike, teksa për këtë të fundit tashmë janë dy kandidatura.

Përballë deputetes Erisa Xhixho do të kandidojë edhe Myrvete Asqeri, e cila ka një orientim drejt profilit ekonomik me një eksperiencë prej 20 vitesh në sistemin financiar.

Në një deklaratë ditën e sotme ajo ka ftuar delegatët të suportojnë kandidaturën e saj për të sjellë eksperiencën dhe kontributin e saj në zbatimin e pesë prioriteteve me qëllimin e arritjes të 4 milion banorë.

Deklarata e plotë:

E orientuar drejt profilit ekonomik me një eksperiencë prej 20 vitesh në sistemin financiar, duke besuar tek gara e lirë, kam vendosur të kandidoj për zëvendës presidente në Partinë e Lirisë në zgjedhjet që do të zhvillohen në Konventë Kombëtare në datën 27 prill.
Ftoj të gjithë delegatët të suportojnë kanidaturën time si një kontribuese prej 7 vitesh pranë Partisë të Lirisë, duke sjellë eksperiencën time dhe kontributin tim, në zbatimin e pesë prioriteteve me qëllimin e arritjes të 4 milion banorë.
1 . Ndalimi I shpopullimit
Numri i lindjeve ka rënë nga 1.32 fëmijë për grua në 2021 në 1.21 fëmijë për grua në 2023, nga 2.31 fëmijë që ka qenë në 20001
– Subvencion për blerje banese për çiftet e reja
– Fëmija I parë 3,000 euro, fëmija I dytë – 6,000 euro dhe fëmija I tretë 10,000 euro.
Mbështetje e atyre bizneseve që punësojne gratë shtatëzëna dhe krijojnë kushte sa më optimale për shtatëzani sa më të suksesshme.

2. Rritja e pagave dhe pensionve mbi nivelin e rajonit.
– Paga mesatare në Shqipëri duke marrë parasysh edhe rritjen e pagës minimale, është në nivelin 57,362 lekë/muaj, ku për një familje nëse punojnë të dy bashkëshortët shkon në 114,724 lekë
– Shpenzime qera ose kredi 40-50 mijë lekë
_ shpenzime për ujë dhe drita 9,000 lekë
– Shpenzime per ushqim 50,000 lekë
Për shkollim, argëtim dhe veshje ngelet shumë pak, pa menduar nëse duhet të kesh ndonjë problem shëndetësor të mundshëm
3. Investime në kapitalin njerëzor
– Buxheti për inovacionin dhe arsimin do të jetë në vlera mbi mesataren e Bashkimit Europian
Investimi në kërkim dhe inovacion është kyç për rritjen dhe krijimin e vendeve të punës, çfarë sjell edhe rrije ekonomike dhe të bën konkurues në rajon dhe në botë

4. Bujqësia dhe Ushqimi
Mbështetja e bujqësisë është shumë e rëndësishme pasi zë 20% të PPB dhe 40% të fuqisë punëtore
Mbështetja me subvencione për sera , stalla dhe industrinë agro-përpunuese
Zero TVSH për ushqimin e bagëtive, shpendëve dhe mishit
Zero, TVSH. për imputet bujqësore, si plehra kimike, fidanë, fara dhe naftë.
5. Shqiperia Fuqi Eksportuese
Aktulisht kemi një ulje të eksporteve me 16.1%, në krahasim me një vit më parë, çka e ka thelluar defiçitin tregtar
Mbështetje për të gjitha bizneset që japin një kontribut të rëndësishëm, në rritjen e eksporteve dhe liberalizimin edhe subvencionimin e energjisë për konsum familjar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts