Bota

Në burg për korrupsion/ Lirohet me kusht ish-kryeministri i Tajlandës, zbulohet arsyeja

ne burg per korrupsion lirohet me kusht ish kryeministri i tajlandes zbulohet arsyeja
ne burg per korrupsion lirohet me kusht ish kryeministri i tajlandes zbulohet arsyeja

Ish-kryeministri i dënuar i Tajlandës, Thaksin Shinawatra, ka mbërritur në kryeqytetin Bangkok, pasi u lirua me kusht. Miliarderi u lirua nga një spital policor, ku po vuante një vit burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 74-vjeçari u arrestua sapo u kthye në Tajlandë gushtin e kaluar, teksa ishte 15 vite në emirgim.

Ai nuk kaloi asnjë natë në burg pasi u ankua për probleme shëndetësore. Dënimi fillestar prej tetë vjetësh i Thaksin-it u ndryshua në një vit nga mbreti i Tajlandës, vetëm disa ditë pasi ai u kthye nga mërgimi. Trajtimi i çështjes ka shkaktuar kritika nga shumë tajlandezë, të cilët u shprehën se të pasurve shpesh u jepet trajtim i privilegjuar.

“Tajlanda ka nevojë për një sistem demokratik ku sundimi i ligjit dhe sistemi i drejtësisë zbatohen në të njëjtën mënyrë për të gjithë, pa standarde të dyfishta… për njerëzit e privilegjuar,” -tha Partia e Tajlandës ‘Lëviz Përpara’, e cila fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e fundit, por u bllokua nga qeveria nga Senati.
Të dielën, Thaksin u pa duke u larguar nga spitali i policisë në kryeqytet, ku kishte kaluar gjashtë muajt e fundit. Autoritetet tajlandeze thanë se Thaksin kishte të drejtë për lirim me kusht për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.

Kujtojmë se, Thaksin ishte kryeministri i parë në historinë e Tajlandës që drejtoi një qeveri të zgjedhur përmes një mandati të plotë në detyrë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts