Sport

Revolucioni te Chelsea në verë, sulmuesi pëlqehet në Arabinë Saudite

revolucioni te chelsea ne vere sulmuesi pelqehet ne arabine saudite
revolucioni te chelsea ne vere sulmuesi pelqehet ne arabine saudite

Në verë, një tjetër revolucion mund të prekë Chelsea-n, ndonëse në një mënyrë tjetër në krahasim me të kaluarën e afërt. Shumë gjëra do të varen nga trajneri që do të drejtojë blutë sezonin e ardhshëm, me fatin e Mauricio Pochettino që do të vendoset vetëm në fund të kampionatit.

Sipas The Telegraph, lamtumira e sulmuesit Raheem Sterling është gjithashtu e mundur. Sterling ka oferta nga Arabia Saudite, për momentin ai nuk dëshiron të largohet, por një propozim faraonik mund t’i ndërrojë mendjen atij. Një tjetër futbollist që mund “t’i japë duart” klubit është Marc Cucurella,  për të cilin u shpenzuan plot 60 milionë euro.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts