Shqiperia

20 të arrestuar në 24 orët e fundit/ Balla: Përgëzime Policisë, ka rritur forcën goditëse ndaj paligjshmërisë

20 te arrestuar ne 24 oret e fundit balla pergezime policise ka rritur forcen goditese ndaj paligjshmerise
20 te arrestuar ne 24 oret e fundit balla pergezime policise ka rritur forcen goditese ndaj paligjshmerise

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, pasi policia në 24 orët e fundit ka arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme penale.

“Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, për gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për zbardhjen e vjedhjes se automjeteve me qëllim përdorimin për ngjarje kriminale”, njofton policia.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, për gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për zbardhjen e vjedhjes se automjeteve me qëllim përdorimin për ngjarje kriminale. Përgëzime Policisë së Shtetit në Korçë, Dibër, Elbasan, Durrës, Vlorë, Tiranë, Hani i Hotit dhe Vau i Dejës, për operacionet dhe reagimet profesionale gjatë 24 orëve të fundit, duke vëndosur para ligjit 20 persona dhe duke sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, automjete të vjedhura dhe sende të tjera të kundraligjshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts