Shqiperia

Deklaratat e Ramës për RAI3, Bardhi: Heshtja e Komisionit tonë të Medias, po ligjëron si normale ndërhyrjet allaPutin ndaj medias

deklaratat e rames per rai3 bardhi heshtja e komisionit tone te medias po ligjeron si normale nderhyrjet allaputin ndaj medias
deklaratat e rames per rai3 bardhi heshtja e komisionit tone te medias po ligjeron si normale nderhyrjet allaputin ndaj medias

Telefonata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me drejtuesin e rrjetit publik italian RAI, ka sjellë reagimin e Komisionit parlamentar të medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, që e quan telefonatën e Ramës, një ndërhyrje të papranueshme dhe flagrante në lirinë e medias.

Mbi këtë qëndrim ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili kritikon heshtjen e Komisionit të Medias në Kuvendin e Shqipërisë dhe kërkon mbledhjen e tij me urgjencë.

Reagimi i plotë:

Edi Rama nuk ka bërë asgjë më shumë sesa bën me median në Shqipëri. Ditën kur u denoncua me dokumente dyshimi për përfshirjen e Olsi Ramës në Laboratorin e Xibrakës, gazetarët profesionistë raportuan për ndërhyrje të drejtëpërdrejta të Edi Ramës ndaj drejtuesve të medias për të fshirë lajmin.

Reagimi i sotëm i komisionit përgjegjës në Senatin Italian, që e quan telefonatën ndaj Rai 3 si ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias, nxjerr në pah heshtjen skandaloze të Komisionit tonë të Medias, që po ligjëron si normale ndërhyrjet alla–Putin të Edi Ramës ndaj medias.

Heshtja është neglizhencë e pafalshme që turpëron Kuvendin e Shqipërisë. Edhe gjuha e Edi Ramës ndaj medias në Shqipëri që transmetuan me korrektësi investigimin e Rai 3 është e papranueshme dhe skandaloze, siç evidenton edhe Safe Journalists.

Komisioni i Medias duhet të mblidhet me urgjencë, për të dënuar sjelljen e papranueshme të Edi Ramës ndaj medias, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore në mbrojtje të lirisë së medias.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts