Kosova Sport

Jo vetëm Mitaj, edhe Bajrami nën vëzhgim, klubi i Serie A synon fantazistin kuqezi

jo vetem mitaj edhe bajrami nen vezhgim klubi i serie a synon fantazistin kuqezi

Në Parma, në miqësoren Shqipëri-Kili, ishin të pranishëm shumë menaxherë, drejtorë klubesh, ku ndoqën nga pranë disa nga legjionarët kuqezi. Sigurisht, interesimi i Juventusit për Mario Mitaj bërë shumë buje, duke përqendruar vëmendjen tek mëngjarashi i kombëtares, por sipas mediave italiane, në vëzhgim nuk ishte vetëm Mitaj.

A
A

La Gazzetta dello Sport, shkruan se edhe Giovanni Sartori, drejtori sportiv i Bologna-s, ishte i pranishëm në “Ennio Tardini”, por fokusi i tij nuk ishte Mario Mitaj, por Nedim Bajrami. Fantazisti kuqezi vlerësohet shumë në Serie A, pavarësisht se te Sassuolo gjërat nuk po shkojnë si pritej, edhe Bajrami është viktimë e momentit negativ që po kalon ky ekip: 3 gola dhe 2 asiste në 44 ndeshje, këto janë shifrat e Bajramit te Sassulo, shumë larg paraqitjes së tij tek Empoli: 22 gola 22 asiste në 127 ndeshje.

B
 

Fantazisti kuqezi është një profil që pëlqehet nga drejtuesit e Bologna-s, shihet si një përforcim cilësor për sezonin e ardhshëm ku Bologna pritet të luajë në Evropë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts