Lifestyle

Mihrije Braha tregon publikisht: Arrita ta “tradhtoj” një herë Naimin

mihrije braha tregon publikisht arrita ta tradhtoj nje here naimin
mihrije braha tregon publikisht arrita ta tradhtoj nje here naimin

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it. Dashuria e tyre, që zgjat prej më shumë se 30-vjetësh, duket gjithnjë e freskët dhe të dy janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Në lojën e pyetjeve për çiftet, të organizuar në “Rudina” në Tv Klan, ata treguan edhe se kush është më i aftë me surprizat. ‘Pikën’ e fitoi Mihrija, e cila ka arritur madje edhe të organizojë një festë surprizë për Naimin, pa i lënë atij të kuptojë asgjë.

Naim Abazi: Unë, pikë së pari, nuk jam shumë i kujdesshëm me dhuratat. Ndonjëherë bëj një dhuratë të madhe dhe të befasishme, me zhurmë madje.

Mihrije Braha: Surprizat i bëj unë…

Naim Abazi: Kurse Mihrija, po, gjithmonë bën dhurata dhe gjithmonë bën surpriza.

Mihrije Braha: Për ditëlindjen e Naimit, ia organizova një festë në një lokal në Prishtinë, me nja 100 mysafirë, më duket 120 nëse nuk gaboj. E kam pasur shumë të vështirë t’ia mbledh krejt shokët, doktorët, profesorët, rrethin e ngushtë dhe imagjinojeni, Naimi nuk e ka kuptuar derisa u fut brenda në restorant. U ndjeva shumë mirë që arrita njëherë në jetën time të tradhtoj Naimin.

Rudina Magjistari: Që mos ta kuptonte fare se çfarë ishe duke bërë.

Naim Abazi: Edhe unë u befasova shumë sepse unë e kam shqisën e gjashtë. U befasova se ato dy javë si duket nuk ka funksionuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts