Shqiperia

Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe katër persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin dritan gjika dhe kater persona te tjere me pastrimin e 31 milione dollareve
prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin dritan gjika dhe kater persona te tjere me pastrimin e 31 milione dollareve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me hetimin e një rasti të dyshuar të pastrimit të parave prej rreth 31 milionë dollarë. Një prej të lidhurve është një shqiptar i njohur në Ekuador, Dritan Gjika.

Së bashku me Gjikën, i përmendur si drejtues i mafies shqiptare që vepronte në vend, janë të lidhur katër persona: Mario S.; Carina E.; Carlos G.; dhe Pablo H. Shtatë kompani apo persona juridikë janë gjithashtu në proces. Ndaj tyre gjyqtari ka urdhëruar ndalim parandalues, sekuestrim të pasurisë dhe bllokimin e llogarive. Ai ka urdhëruar policinë që ta lokalizojë dhe t’i kapë të akuzuarit.

Më 7 shkurt, Policia Kombëtare, së bashku me Prokurorinë, arrestuan Julio L., Jonnathan L., Bryan L., Javier C. dhe Teresa P. si rezultat i operacionit “Pampa”, i cili u zhvillua në disa qytete të Ekuadorit dhe gjithashtu në Spanjë. Sipas Prokurorisë, përmes informacioneve konfidenciale u mësua se në Guayas, ndodhej një kompani transporti e dedikuar për transferimin e parave dhe substancave të paligjshme përmes kamionëve.

Për më tepër, në Guayas, Los Ríos, Cotopaxi dhe Santa Elena, vepronte një organizatë kriminale e dedikuar për pastrimin e parave të trafikut të drogës, e drejtuar nga Dritan Gjika dhe qytetarë të tjerë.

Për këtë u krijuan disa kompani të dedikuara për eksportin e produkteve bujqësore (kryesisht banane), blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, prodhimin e mishit dhe kanabisit. Këta shtetas kanë përfituar pasuri të ndryshme si automjete të nivelit të lartë dhe pasuri të paluajtshme si toka, shtëpi, zyra, magazina dhe parkingje në katër provinca të vendit, sipas hetimit tatimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts